Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
EMRI/ Kultivonte bimë narkotike në oborrin e banesës, kapet 23-vjeçari në Kurbin
Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin antidrogë të koduar “Koordinata”, duke goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve të zhvilluara me dronë, në fshatin Shpërdhet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrance Nezir Ahmetin, 23 vjeç, i cili kishte kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua si provë materiale. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 23 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, i cili dyshohet se ka kultivuar...