Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për “kartën e artë”, një milion dollarë për investitorët që duan shtetësi amerikane

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për “kartën e artë”, një milion dollarë për investitorët që duan shtetësi amerikane

Donald Trump nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që krijon një kartë qëndrimi “të artë”, e cila mund të merret duke paguar një shumë prej një milion dollarësh, në imazhin e “kartës së gjelbër”, e cila lejon dikë të jetojë dhe punojë në SHBA. “Do të jetë një sukses i madh”, parashikoi presidenti republikan para gazetarëve në lidhje me sistemin e ri, i cili u lejon të huajve me “cilësi të jashtëzakonshme” të marrin kartën “e artë”. Mbështetësit e programit argumentojnë se ai mund të sjellë kapital të konsiderueshëm në SHBA, ndërsa kritikët argumentojnë se përparësia duhet të jetë tërheqja e talenteve të kualifikuara. “Karta e Artë” është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të zëvendësuar vizën aktuale EB-5 për investitorët emigrant me...