Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Edhe tregu i pijeve freskuese po ‘i dorëzohet’ importit
Teksa prodhuesit shqiptarë të pijeve freskuese po përballen me sfidat e gjetjes së punëtorëve dhe rënien e konsumit prej ndryshimeve demografike, pesha e importeve të pijeve freskuese për të dytin vit radhazi ishte 61% e tregut. Brenda një dekade, importet janë dyfishuar, kundrejt prodhimit vendas që është tkurrur. Pas pandemisë së Covid-19 tregu vendas i pijeve freskuese po përjeton një transformim të shpejtë dhe shqetësues. Produktet shqiptare po zëvendësohen nga marka të huaja që shiten me çmime më të lira, kryesisht nga Kosova dhe Polonia. Importet po dominojnë raftet e supermarketeve, ndërkohë që vit pas viti disa fabrika të vogla të prodhimit, po mbyllin dyert për shkak të pamundësisë për të konkurruar. Prodhuesit shqiptarë, përfshirë ata që përfaqësojnë brende ndërkombëtare të njohura, pohuan se po...