Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarakë rusë, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të rrezikshëm nga Moska. Ai ka deklaruar se “pushtimi rus i hapësirës ajrore të Estonisë përbën një masë të re destabilizuese, të papranueshme nga Moska”, ndërsa incidentin e ka përshkruar si “skandaloz”. “Avionët luftarakë rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja. Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike,” deklaroi Zelensky, duke bërë thirrje për “masa të forta”. Zelensky theksoi gjitahshtu se ndaj Rusisë “kërkohet veprim...