ILDKPKI bunker i korrupsionit, deklaratat e pasurisë të mbyllura prej 2018-s, projekti i BE-së me gjysmë milioni €…

ILDKPKI bunker i korrupsionit, deklaratat e pasurisë të mbyllura prej 2018-s, projekti i BE-së me gjysmë milioni €…

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) duket se ka kapitulluar në mënyrë të plotë. Që nga viti 2018, deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë kanë mbetur të mbyllura, ndërsa projekti i financuar nga Bashkimi Europian dhe USAID me mbi gjysmë milioni euro, që supozohej të revolucionarizonte transparencën, dështoi totalisht. Faqja zyrtare e ILDKPKI shpesh nuk funksionon dhe publikut nuk i ofrohet akses, duke zvarritur dhe kërkesat zyrtare me shkrim. Që prej 2018-s, informacioni për pasuritë e zyrtarëve mbetet “i izoluara” në duart e institucionit, duke shndërruar ILDKPKI-në nga një mekanizëm kontrolli në një bunker të mbrojtur nga sytë e publikut. Situata u përkeqësua pas ardhjes së Evgjeni Basharit në krye të inspektoratit. Numri i personave të...