Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SHBA-KINË, bisedë telefonike midis dy presidentëve
Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi të premten një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Donald Trump. Të dy homologët shkëmbyen mendime të thella për marrëdhëniet kino-amerikane dhe për çështjet me interes të përbashkët, duke përcaktuar drejtimin strategjik për zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fazën e ardhshme. Biseda ishte pragmatike, pozitive dhe konstruktive, sipas CGTN. Ndër të tjera, Xi vuri në dukje se Kina dhe Shtetet e Bashkuara ishin aleatë që luftuan krah për krah përgjatë Luftës së Dytë Botërore. Pak kohë më parë, pala kineze zhvilloi solemnisht aktivitetin përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore, ku ftoi të afërmit e anëtarëve të ndjerë të Grupit të...