Tensionet në Kuvend/ Mahmutaj: Berisha, ‘Bajraktari’ i PD! Balliu: I ka përfunduar koha, opozita e refuzuar nga populli

Tensionet në Kuvend/ Mahmutaj: Berisha, ‘Bajraktari’ i PD! Balliu: I ka përfunduar koha, opozita e refuzuar nga populli

Tensionet politike kanë shpërthyer sërish në Kuvendin e Shqipërisë, ku seanca parlamentare, e parashikuar si maratonë për votëbesimin e qeverisë së re, u ndërpre në kohë rekord për shkak të përplasjeve të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Ngjarjet e fundit ishin në qendër të diskutimeve në emisionin “Edicioni i Fundit” në ABC News, ku të ftuarit Alesia Balliu dhe gazetari Fatos Mahmutaj dhanë komente të forta për gjendjen e opozitës dhe rolin e saj në zhvillimet parlamentare. Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, e konsideroi sjelljen e opozitës si një akt të qëllimshëm për të bllokuar fjalën dhe debatin parlamentar, ndërsa sulmoi drejtpërdrejt liderin historik të PD-së, Sali Berisha, duke deklaruar se “i ka mbaruar koha” dhe se partia po mbahet peng nga interesat familjare....