Ushtria amerikane eliminon liderin e ISIS-it: Kërkonte në mënyrë aktive të sulmonte SHBA-të

Ushtria amerikane eliminon liderin e ISIS-it: Kërkonte në mënyrë aktive të sulmonte SHBA-të

Ushtria amerikane tha të premten se kishte vrarë një militant të Shtetit Islamik (ISIS) në një bastisje në Siri që sipas saj “kërcënonte drejtpërdrejt tokën amerikane”. SHBA-të mbajnë baza në Siri dhe shpesh nisin operacione kundër asaj që e përshkruajnë si fortesat e fundit të xhihadistëve për të parandaluar rigjallërimin e ISIS-it në rajon. Omar Abdul Qader, i cili u vra dje, “ishte një anëtar i ISIS-it që kërkonte në mënyrë aktive të sulmonte Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së. “Vdekja e tij pengon aftësinë e organizatës terroriste për të planifikuar dhe kryer sulme kundër amerikanëve ose partnerëve tanë”, vazhdoi deklarata e CENTCOM-it. Kjo është bastisja e dytë, që është raportuar se është kryer nga forcat amerikane...