VIDEO/ 22-vjeçari kapet me gjysmë kg kokainë, do ta shpërndante me doza të vogla në Tiranë

VIDEO/ 22-vjeçari kapet me gjysmë kg kokainë, do ta shpërndante me doza të vogla në Tiranë

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia, teksa transportonte një pako me 564 gramë kokainë në autostradën Tiranë-Durrës. Lënda narkotike dyshohet se do të shpërndahej në doza të vogla në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”. Operacioni policor i koduar “Trekëndëshi” u finalizua pas një informacioni të marrë në rrugë operative dhe u zhvillua në bashkëpunim mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcës së Posaçme Operacionale. Bashkë me drogën, u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi Behar Sorra. Hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet shpërndarjeje. Njoftimi i policisë: U kap në flagrancë, në autostradën "Tiranë-Durrës", duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari....