Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U kap duke transportuar pako me kokainë në autostradën “Tiranë-Durrës”, arrestohet 22-vjeçari
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar ‘Trekëndëshi’, duke goditur një rast të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat urbane të kryeqytetit. Në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar me inicialet B. S., banues në Tiranë, i cili u kap në aksin Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, duke transportuar 564 gramë kokainë, e ndarë në një pako. “Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip ‘Benz’, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi B. S., 22 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat...