Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Shtator 2025
Kronikë E Shtunë, 20 Shtator 2025 08:15 Ditën e sotme në vendin tonë, vlerat e larta barike do të vijojnë ndikimin e tyre, duke sjellë në mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim, të shfaqen vranësira të lehta si fillim në Veri të vendit dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë zonën malore, më të dukshme në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët e shënuar në verilindje të vendit deri në 34°C vlera më e lartë, e cila do të shënohet në zonat bregdetare. Era do të fryjë mesatare...