Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Daku merr vlerësim nga Rozhkov: Ai mund të luajë edhe me Barcelonën
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares tonë po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre në Europë, duke shënuar gola, mbrojtur me kujdes apo duke spikatur në mesfushë si organizatorë. Duhet thënë se vëmendjen kryesore e marrin lojtarët që luajnë në Itali, por s’janë të pakta rastet kur kjo vëmendje shkon në lindje, madje shumë larg, në Rusi, atje ku shkëlqen këtë edicion irlind Daku. Jo më pak të rëndësishëm janë dhe shqiptarët që luajnë në kampionatin elitar çek, sidomos ata me Spartën e Pragës. Vlerësimi për Dakun Mbrojtësi rus, Ilia Rozhkov, beson se sulmuesi Mirlind Daku do të mund të luante në secilin klub të Evropës. Rozhkov është mbrojtës i krahut të majtë dhe është bashkëlojtar i Dakut te Rubin Kazani. Ai të premten...