Durrës, digjen katër makina në një garazh

Durrës, digjen katër makina në një garazh

Katër automjete janë djegur ditën e sotme në një garazh në ndërtim në zonën e Spitallës të Durrësit. Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet të ketë persona të lënduar. Shkaqet e shpërthimit të flakëve mbeten ende të paqarta, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.