Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sërish shkelje të hapësirës ajrore në Poloni, Rusia nuk ndalet/ Shënjestron zona të tjera strategjike
Dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë pranë platformës së naftës dhe gazit Petrobaltic në Detin Baltik, duke fluturuar në mënyrë të rrezikshme dhe shumë ulët. Incidenti u raportua nga Policia kufitare e Polonisë, që e cilësoi si një veprim provokues në një zonë energjetike strategjike. Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, me fokus të veçantë në sektorin financiar dhe energjetik. Presidentja Ursula von der Leyen deklaroi: “Ka ardhur koha për të mbyllur rubinetat e gazit nga Rusia.” Sanksionet përfshijnë: Bllokim të sistemit të kartave MIR dhe Sistemit të Pagesave Express (SBP); Ndalim të plotë të transaksioneve me kriptovaluta dhe bursa digjitale; Kufizime financiare për qytetarët rusë, përfshirë paratë elektronike; Sanksione ndaj bankave në...