Rusia po kërcënon një vend europian të NATO-s, siç bëri me Ukrainën para pushtimit

Rusia po kërcënon një vend europian të NATO-s, siç bëri me Ukrainën para pushtimit

Teksa vëmendja mbetet te lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë, një grup analistësh sugjeron se Kremlini ka nisur një fushatë të koordinuar informacioni kundër një tjetër vendi fqinj, Finlandës, me retorikë të ngjashme me atë që parapriu pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022. Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thotë se figura të larta në Moskë, përfshirë anëtarë të rrethit të ngushtë të Vladimir Putinit, kanë bërë një sërë deklaratash kërcënuese ndaj Finlandës. Finlanda, e cila ka një kufi prej 1 mijë e 340 kilometrash me Rusinë, hoqi dorë nga politika e saj e neutralitetit pas pushtimit rus të Ukrainës dhe iu bashkua NATO-s në vitin 2023. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se “fasada neutrale” e qeverisë finlandeze është “shkëputur”...