Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Samiti i OKB/ Iu revokua viza nga SHBA, presidenti palestinez do të mbajë fjalim virtual
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi për të lejuar presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas të flasë në takimin vjetor të liderëve botërorë që fillon javën e ardhshme përmes lidhjes video, pasi Shtetet e Bashkuara thanë se nuk do t’i jepnin atij vizë për të udhëtuar në Nju Jork, ku ndodhet selia e OKB-së. Rezoluta u miratua me 145 vota pro dhe pesë kundër, me gjashtë vende përfshirë Shqipërinë që abstenuan. Operacioni i Izraelit në Gaza vazhdon, teksa ushtria rrit urdhrat e evakuimit në pritje të shtimit të bombardimeve dhe luftimeve. Sipas ushtrisë izraelite, rreth 480,000 palestinezë janë larguar nga qyteti që nga fundi i gushtit, duke u drejtuar drejt Rripit jugor të Gazës. “Vlerësimi është rreth 480 mijë”, tha një zëdhënës ushtarak...