Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e shqiptarit në Toronto, policia në kërkim në autorit, po hetohet raporti mes tyre
Policia kanadeze po kërkon autorin e dyshuar të vrasjes së 43-vjeçarit Paulin Harusha. Ndaj 34-vjeçarit Meelad Tarin, nga Toronto, rëndon akuza e vrasjes ndaj shqiptarit të shtunën e kaluar. Policët thonë se rreth orës 23:55 të së shtunës, policia iu përgjigj një telefonate për të shtëna me armë në zonën Victoria Park Ave. dhe Sheppard Ave. E. Oficerët gjetën viktimën brenda një automjeti, ndërkohë që policia tha se i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes me një SUV me ngjyrë të çelët. Teksa hetimet vazhdojnë, nuk dihet ende raporti që autori dhe viktima kishin me njëri-tjetrin. Top Channel