Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë, reagon Spiropali: E shqetësuar për situatën e krijuar
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarak rusë. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar, duke theksuar se NATO mbetet e bashkuar. “Thellësisht të shqetësuar nga shkelja e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë. @Tsahkna #NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, shkruan Spiropali. Deeply concerned by the violation of Estonian airspace by three Russian Mig-31 fighter jets this morning.We🇦🇱 stand in full solidarity with our Ally, Estonia @Tsahkna #NATO remains united against Russia’s provocations. — Elisa Spiropali (@elisaspiropali) September 19, 2025 Top Channel