Investigimi i Piranjave/ Pedofili ‘guximtar’ kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar ‘13 vjeçaren’

Investigimi i Piranjave/ Pedofili ‘guximtar’ kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar ‘13 vjeçaren’

Pas investigimit disa javor, në grackën e Piranjave ka rënë një 47 vjecar, i cili ka nisur një komunikim intensiv me një vajzë 13 vjeçare dhe si pasojë e veprimeve të tij ka rënë në prangat e policisë. E gjitha do të niste në Instagram kur një vajzë ende pa i mbushur 14 vjeç, do t'i vinin në celular mesazhet e një personi te panjohur. Tekstet që ky person i shkruante të miturës, ishin të drejtpërdrejta dhe me përmbajtje të qartë erotike. Në bisedat e shkëmbyera, duket qartë që e mitura jo vetëm e njofton që është vetëm 13 vjeçare, por nuk i jep asnjë shkak për të vijuar më tej bisedën me të. Por kjo nuk e step aspak burrin e panjohur, i cili madje...