“Hajdutëria e Rilindjes s’ka kufij”, Këlliçi denoncon skemën korruptive me drejtues të lartë të Bashkisë Tiranë

“Hajdutëria e Rilindjes s’ka kufij”, Këlliçi denoncon skemën korruptive me drejtues të lartë të Bashkisë Tiranë

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të një postimi ka publikuar një skemë korruptive në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi thotë se të përfshirë në këtë skemë janë drejtori Arli Naska dhe vëllezërit Qefalia. Demokrati shkruan se hipokrizia e fushatave ndëshkimore të Ramës zbulohet nga zyrtarët dhe inspektorët hajdutë. “Hipokrizia e fushatave ndëshkimore të Edi Ramës zhvishet para opinionit nga lukunia e zyrtarëve dhe inspektorëve të tij hajdutë. Emisioni Piranjat në Syri TV ka zbardhur sonte të plotë skemën korruptive të zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, ku përveç drejtorit Arli Naska, implikohen edhe vëllezërit Xhemal dhe Kujtim Qefalia, një qokë korruptive e cila shprehimisht jepet për të vjedhur zgjedhjet. Ftoj SPAK  të reagojë në kohë dhe me vendosmëri ndaj kësaj bande me pushtet, e cila...