Zgjedhjet e parakohshëm/ “Po përgatisim emrin”,Bardhi:Shkarkimi i Veliajt është i vonuar, Rama e urdhëroi nga Asambleja

Zgjedhjet e parakohshëm/ “Po përgatisim emrin”,Bardhi:Shkarkimi i Veliajt është i vonuar, Rama e urdhëroi nga Asambleja

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se shkarkimi i kreut të Bashkosë Tiranë Erion Veliaj, është i vonuar. Sipas tij një gjë e tillë është kërkuar prej kohësh nga këshilltarët e opozitës në Këshill, por se kryeministri Edi Rama nuk ishte i gatshëm të ndërmerrte një hap tëtillë. I ftuar në një studio televizive, Bardhi u shpreh se në PD kanë nisur tashmë konsultimet në lidhje me emrin që do të futet në garë për kreun e bashkisë së kryeqytetit.“Shkarkimi i Veliajt është i vonuar. Do të votojmë pro shkarkimit të tij por forma si procesi po ndiqet i urdhëruar nga Rama në Asamblenë e Përgjithshme, tipar që tregon autoritarizmin e tij a thua se kishte në kontroll pushtetin lokal....