Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rrihet polici në Fushë Krujë, ishte konfliktuar më herët me autorin, shpallet në kërkim dhunuesi
Një efektiv policie është dhunuar mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur teksa efektivi ka qenë duke parkuar makinën e tij, jashtë shërbimit. Polici ka dëshmuar se e njeh dhunuesin, pasi më parë ka pasur një sherr me të. Autori është shpallur në kërkim nga blutë.