Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rusia luan si “macja me miun”, pas Estonisë, avionët luftarakë fluturojnë mbi Poloni
Pas incidentit më Estoninë, ku tre avionë luftarakë MIG-31 hynë ilegalisht në hapësirën ajrore pranë ishullit Vaindloo në Detin Baltik dhe qëndruan atje për 12 minuta, Rusia ka vijuar me lojën e saj si “macja me miun”, duke provokuar edhe Poloninë. Sipas raportimeve të fundit nga mediat në Varshavë, të cilat i referohen rojes kufitare, dy avionë luftarakë rusë shkelën zonën e sigurisë të platformës së shpimit Petrobaltic në Detin Baltik. Po ashtu sqarohet se forcat e armatosura polake dhe shërbime të tjera ishin informuar për incidentin. Ruleta Ruse, tre Mig-13 shkelin hapësirën ajrore estoneze, reagon BE: Provokim i rrezikshëm“Dy avionë luftarakë rusë bënë një kalim të ulët mbi platformën Petrobaltic në Detin Baltik. Zona e sigurisë së platformës u shkel”, thuhet në njoftimin e...