Avionët e Putinit nuk duhen toleruar asnjë centimetër!

Avionët e Putinit nuk duhen toleruar asnjë centimetër!

Nga Julian Roepcke, BILD Është një fushatë ushtarake pa precedent që Rusia po zhvillon prej javësh e muajsh kundër NATO-s. Fillimisht disa fluturime të izoluara me dronë drejt Rumanisë dhe Polonisë. Pastaj — para dhjetë ditësh — një tufë e tërë dronësh që hyri deri në 300 kilometra thellë në hapësirën ajrore polake. Rusia po teston reagimin tonë. Ushtarakisht, vazhdimisht, në mënyrë gjithnjë e më të guximshme. Dhe për shkak se ne nuk reagojmë në përputhje me këtë, sot ndodhi një shkelje masive e hapësirës ajrore estoneze! Tre avionë luftarakë të teknologjisë së lartë fluturuan për dymbëdhjetë minuta dhjetëra kilometra brenda territorit të NATO-s në Estoni. E çmendur! Të paktën tani është e qartë: Rusia nuk ndihet e trembur nga masat tona të deritanishme. Përkundrazi!...