Sherr me grushte në Fushë-Krujë, dhunohet efektivi i policisë, shkak dyshohet… (EMRAT)

Sherr me grushte në Fushë-Krujë, dhunohet efektivi i policisë, shkak dyshohet… (EMRAT)

FUSHË KRUJË- Një efektiv policie është dhunuar fizikisht mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se autori i identifikuar si Aranit Merlika ka dhunuar policin i identifikuar si E. Kasmi, gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij. Efektivi ka qenë jashtë shërbimit, ndërsa dyshohet se janë zënë me grushte pas debatit për një vend parkimi.  Ndërkohë, polici ka dëshmuar se e njeh dhunuesin, pasi më parë ka pasur një sherr me të. Menjëherë pas identifikimit të autorit, policia e ka shpallur në kërkim dhe ka ushtruar kontrolle në banesën e tij në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave./ZËRI