Rritja e pensioneve, Ibrahimaj shpjegon planin e ri: Ja si do të funksionojë

Rritja e pensioneve, Ibrahimaj shpjegon planin e ri: Ja si do të funksionojë

Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur punën në këtë mandat të ri, ku në sferën ekonomike u premtua paga minimale 500 euro, por edhe sa i takon rritjeve të pensioneve dhe pagës mesatare. Në një emision televiziv, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se rritja e pensioneve do të adresohet gjatë 4 viteve të ardhshme dhe është një shifër e realizueshme. Më tej, Ibrahimaj tha se do të vijojë puna për rritjen e kontributeve dhe për reformimin e pensioneve, ndonëse është e vështirë pasi qeveria ka vendosur të ndihmojë edhe ata individë të cilët nuk kanë derdhur kontributet duke u dhënë pensionin social. “Nuk është çështje kërkese nga ana e BE, është çështje që do të adresohet gjatë 4 vjeçarit të ardhshme dhe janë...