Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e Charlie Kirk! Motivet pas ekzekutimit të tij, çfarë dihet deri më tani
Marrë nga BBC Pas vrasjes së aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, pyetja që qëndron në qendër të gjithçkaje është një e vetme: Pse ndodhi kjo? Të martën, autoritetet zbuluan mesazhe të dërguara nga Robinson në orët pas të shtënave, të cilat, së bashku me dëshmi të tjera, kanë nisur të zbulojnë një pjesë të motiveve të mundshme, ndonëse shumë gjëra mbeten ende të paqarta. Sipas hetimeve, Robinson ishte në një lidhje romantike me një person që jetonte me të, një person që, sipas prokurorëve, ishte biologjikisht mashkull, por në proces tranzicioni drejt gjinisë femërore. Ky bashkëjetues ia dorëzoi policisë mesazhet që Robinson i kishte kërkuar t’i fshinte. Në njërin prej tyre, ai shkruante: Kisha mundësinë ta hiqja qafe Charlie Kirk dhe do ta bëja. Nëna...