Konfirmohet skandali me eksportet/ Rritje imagjinare me mallrat tranzit drejt Kosovës

Konfirmohet skandali me eksportet/ Rritje imagjinare me mallrat tranzit drejt Kosovës

Para disa javësh, kreu i opozitës, Sali Berisha, denoncoi se shifrat e eksporteve po fryhen artificialisht duke llogaritur si eksporte edhe mallrat që kalojnë tranzit drejt Kosovës. Revista Monitor konfirmon se rritja e eksporteve është imagjinare Eksportet shqiptare këtë vit janë përfshirë në një rritje imagjinare në letra, për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës. Në janar- gusht 2025 vlera zyrtare e eksporteve shënoi 264,7 miliardë lekë me rritje 3,5 % raporton INSTAT, duke referuar se grupi që ka ndikuar më së shumti rritjen e eksporteve janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,0 pikë përqindje. Rritja e eksporteve është ndikuar nga Kosova, shitjet drejt të cilës u rritën me 75.5% në tetë-mujor, dhe gati dyfish...