Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“10 ditë jashtë Kuvendit”, deputeti demokrat denoncon: U ndëshkova sepse ngrita zërin ndaj një sharlatani
Deputeti i PD-së Fidel Kreka, ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm të socialistëve, ku së bashku me Gazment Bardhi i përjashtuna me nga 10 ditë nga aktivitetet parlamentare, për shkak të tensioneve në seancën e djeshme plenare. Në një postim në rrjetet sociale, Kreka shkruan se u përjashtua vetëm se ngriti zërin kundër një kryetari sharlatan që sillet si pronar i Kuvendit, duke iu referuar Niko Peleshit. Sipas tij, kur u mbyllet goja në Parlament, atëherë detyra e tyre është që të flasin më fort dhe sipas tij, opozita duhet të ngrihet më e fortë se kurrë. ‘Kur na mbyllin gojën në Parlament, është detyra jonë të flasim më fort! U përjashtova 10 ditë sepse ngrita zërin kundër një kryetari sharlatan që mendon se...