Veliaj shpërthen nga qelia kundër nismës për shkarkim nga Edi Rama: Anikushtetues

Veliaj shpërthen nga qelia kundër nismës për shkarkim nga Edi Rama: Anikushtetues

Këshilltarët socialistë të bashkisë ndërmorën nismën për shkarkimin e kryebashkiakut të burgosur me porosi të kryeministrit, ndërsa ai kundërshtoi nga qelia procedurën si antikushtetuese. Bazuar në një udhëzim publik të kryeministrit Edi Rama, anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në mënyrë të pazakontë, u mblodhën të mërkurën në selinë e partisë dhe jo në atë të bashkisë, për të nisur procedurën e shkarkimit të kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, i cili gjendet në burg me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Të enjten ata dorëzuan një projektvendim që pritet të votohet në mbledhjen e datës 23 shtator. Në relacionin shoqërues të këtij projektvendimi argumentohet se shkarkimi nga detyra nuk është një “fajësim” i tij për akuzat që i janë bërë, por një nevojë...