Shqipëria forcon aleancat ushtarake, Kingji takon zëvendëskomandantin e JFC Napolit

Shqipëria forcon aleancat ushtarake, Kingji takon zëvendëskomandantin e JFC Napolit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral  Arben Kingji zhvilloi një takim me zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar Aleate në Napoli, gjenerallejtënant Peter Scott. Në takim u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të kësaj komande në zonën e saj të përgjegjësisë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Kingji shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e JFC Napolit në përfshirjen e Korridorit VIII në rishikimin e Planeve Rajonale të Evropës Juglindore. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura theksoi se, Shqipëria mbetet e angazhuar në rritjen e investimeve në infrastrukturën ushtarake dhe logjistike, me qëllim lehtësimin e lëvizshmërisë, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit me aleatët, teksa shtoi se, prioriteti i Shqipërisë është qëndrueshmëria dhe siguria në rajon, ndërsa vlerësojmë lart rolin e...