Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Xi Jinping pas telefonatës me Trump: Shpresojmë në një treg të drejtë për kompanitë kineze
Presidenti Xi Jinping pas nje telefonate me homologun e tij amerikan, Donald Trump lidhur me çështjen e TikTok, deklaroi se “qëndrimi i Kinës është i qartë” . Pekini, sipas një deklarate diplomatike kineze, “respekton vullnetin e bizneseve, i inkurajon ato të zhvillojnë negociata të shëndosha tregtare bazuar në rregullat e tregut dhe të arrijnë zgjidhje që përputhen me ligjet dhe rregulloret kineze, duke siguruar një ekuilibër interesash”. Në këtë drejtim, Xi “shprehu shpresën e tij se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë një mjedis biznesi të hapur, të drejtë dhe jo-diskriminues për kompanitë kineze që investojnë në vend”.