Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Trump dhe Xi bëjnë paqe virtuale: Marrëveshja për TikTok, tregtia dhe Ukraina në fokusin e telefonatës ‘shumë produktive’”
Presidenti amerikan, Donald Trump e përshkroi telefonatën e tij me homologun e tij kinez, Xi Jinping sot si “shumë produktive”, duke vënë në dukje se u bë përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje mbi aplikacionin e rrjetit social TikTok. “Sapo përfundova një telefonatë shumë produktive me Presidentin Xi të Kinës. Bëmë përparim në shumë çështje shumë të rëndësishme, duke përfshirë tregtinë, fentanilin, nevojën për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe miratimin e marrëveshjes së TikTok”, shkroi Trump në një postim në Truth Social. “Telefonata ishte shumë e mirë, do të flasim përsëri në telefon, e vlerësojmë mbështetjen e TikTok dhe mezi presim të takohemi në forumin APEC!”, shtoi Trump. Udhëheqësit amerikanë dhe kinezë pritej të finalizonin një marrëveshje në telefonatë që do...