Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Avionët luftarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, reagon NATO: Sjellje e papërgjegjshme!
NATO ka reaguar pas një incidenti, në të cilin thuhet se avionë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë. Sipas një deklarate të qeverisë estoneze, incidenti përfshiu tre avionë luftarakë rusë MiG-31 që fluturuan pranë ishullit Vaindloo, në Gjirin e Finlandës, për një kohë prej 12 minutash pa leje. Një zëdhënës i NATO-s tha se avionët rusë “shkelën hapësirën ajrore të Estonisë” dhe se “NATO reagoi menjëherë duke kapur në fluturim avionët rusë”. “Ky është një tjetër shembull i sjelljes së papërgjegjshme të Rusisë dhe i aftësisë së NATO-s për të reaguar”, thuhet në deklaratë. Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, tha se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë katër herë këtë vit. “Kjo është e papranueshme në vetvete, por shkelja e sotme, në të...