Britania hap portal për rekrutimin e spiunëve të huaj, MI6 do të operojë në “dark web”

Britania hap portal për rekrutimin e spiunëve të huaj, MI6 do të operojë në “dark web”

Agjencia e spiunazhit të Mbretërisë së Bashkuar po lançon një portal të ri në “dark web” për të rekrutuar informatorë dhe për të marrë informacione sekrete nga agjentë në Rusi dhe në mbarë botën. Sipas deklaratës së Zyrës së Jashtme, të Komonuelthit dhe Zhvillimit të Britanisë, shërbimi Sekret i Inteligjencës, i njohur ndryshe si MI6, do të shpallë zyrtarisht nisjen e platformës së re të mesazheve të sigurta, të quajtur “Korrieri i Heshtur”. Qëllimi i këtij portali është të shfrytëzojë anonimitetin që ofron dark web – pjesa e fshehtë dhe më pak e aksesueshme e internetit, e cila përdoret shpesh nga aktorë kriminalë – për të mundësuar që kushdo, nga kudo në botë, të kontaktojë MI6 në mënyrë të sigurt. Përdoruesit mund të dërgojnë informacione të fshehta...