Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Erion Veliaj letër Këshillit Bashkiak: Dua të jem në mbledhje kur të shqyrtoni shkarkimin tim!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka drejtuar sot një kërkesë anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ka kërkuar të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në mbledhjen e javës tjetër të Këshillit Bashkiak, në të cilën pritet të vendoset për shkarkimin e tij nga detyra. Në kërkesën e tij, kryebashkiaku Veliaj sqaron se mungesa nuk është pasojë e vullnetit të tij, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale, për të cilën shprehet se do ta kundërshtojë në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Veliaj thotë se sistemi gjyqësor nuk mori parasysh garantimin e qeverisjes vendore dhe se ky ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues. “Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i...