Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Avionët rus shkelën hapësirën ajrore të Estonisë/ NATO: Një tjetër shembull i sjelljes së pamatur ruse
NATO ka reaguar pas raportimeve se avionët ushtarakë rusë “shkelën” hapësirën ajrore të Estonisë. Qeveria estoneze njoftoi se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 fluturuan pranë ishullit Vaindloo, në Gjirin e Finlandës, për rreth 12 minutapa leje. Në deklaratën zyrtare, një zëdhënës i NATO-s tha se: “Ky është një tjetër shembull i sjelljes së pamatur ruse. Ishte Ministri i Jashtëm Margus Tsahkna që deklaroi Rusia kishte shkelur hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit, “gjë që është e papranueshme në vetvete, por shkelja e sotme, gjatë së cilës tre avionë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është e paprecedentë”. “Testimi gjithnjë e në rritje i kufijve dhe agresiviteti i Rusisë duhet të marrin përgjigje duke forcuar me shpejtësi presionin politik dhe ekonomik”, shtoi ai. Estonia është vendi i tretë...