Tension i lartë në Balltik, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Tension i lartë në Balltik, 3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë këtë të premte. Qeveria estoneze njoftoi se avionët qëndruan në hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta. Po ashtu bëhet me dije se ata u zhvendosën rreth 8 kilometra në hapësirën ajrore në drejtim të Talinit, kryeqytetit të Estonisë. Inkursioni ndodhi këtë mëngjes pranë ishullit Vaidlo, një ishull i vogël në mes të Gjirit të Finlandës. Fox, duke cituar burime të NATO-s, raportoi se avionët luftarakë rusë mbanin raketa balistike Kinzhal. Avionët italianë F-35 të stacionuar në vend u ngritën në ajër për t’i kapur ato. Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në  hapësirën ajrore polake. Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune dhe fluturoi atje...