Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e shqiptarit në Kanada, ja kush është autori i dyshuar (Emri)
Autoritetet kanadeze kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Paulin Harusha, në Toronto të Kanadasë. Sipas mediave kanadeze, autori i dyshuar është një 34-vjeçar i quajtur Meelad Tarin. Ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti në të gjithë Kanadanë. Hetuesit kishin identifikuar një fuoristradë që u largua nga vendi ku u gjet i vrarë shqiptari, pak para se aty të mbërrinte policia. Dyshohet se Paulin Harusha dhe i dyshuari kanë patur njohje mes tyre. Megjithatë, këto detaje do të jenë më të qarta gjatë hetimit në vijim. 43-vjeçari Harusha u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës, më 13 shtator.