Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Avionët rusë në hapësirën estoneze, reagon BE: Do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi, Putin po vë në provë vendosmërinë e Perëndimit
Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore estoneze të premten, tha qeveria e vendit. Avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta. Incidenti ndodhi këtë mëngjes pranë ishullit Vaidlo, vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake. BE ka reaguar pas ngjarjes. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se Unioni do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo provokimi të Rusisë. Edhe shefja e Diplomacisë Evropiane, Kaja Kallas ka shprehur mbështetjen për vendet anëtare përballë çdo provokimi rus. Von der Leyen: “Ne do t’i përgjigjemi provokimeve të Moskës” “Evropa qëndron në solidaritet me Estoninë përballë shkeljes së fundit të hapësirës sonë ajrore nga Rusia. Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi, duke investuar njëkohësisht në forcimin e krahut tonë lindor. Ndërsa kërcënimet...