Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Strategji e re për sigurinë rrugore/ Kostoja vjetore e aksidenteve vlerësohet në 2.2 miliardë dollarë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procesin e konsultimit publik për një nismë të rëndësishme: miratimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026-2030 dhe Planit të saj të Veprimit. Kjo strategji synon të sjellë ndryshime thelbësore për të përmirësuar sigurinë në rrugët e Shqipërisë dhe për të reduktuar numrin e aksidenteve. Me qëllim përfshirjen e gjerë të të gjitha palëve të interesuara, Ministria mirëpret sugjerimet nga qytetarët; ekspertët e fushës; institucionet dhe subjektet e interesuara; organizatat jofitimprurëse dhe shoqëria civile Sipas saj, ky është një shans i mirë për të kontribuar në një çështje me rëndësi kombëtare, duke ndikuar direkt në formulimin e politikave që prekin jetën e përditshme të çdo drejtuesi mjeti, këmbësori apo çiklisti dhe se pjesëmarrja në këtë konsultim do të...