Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
21 vite në skuadrën e Ramës, Balluku: Mirënjohje për besimin, detyrën e shoh si mision
Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin që i dha për të vazhduar detyrën si pjesë e ekipit qeverisës. Në një postim në rrjetet sociale Balluku detyrën e sheh si mision në shtetndërtim. “Jam thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësisë që më dha, për të vazhduar detyrën time si pjesë e ekipit qeverisës. Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve”. Pas më shumë se 21 vitesh...