Shpërthim në një fabrikë në Itali, humbin jetën tre persona

Shpërthim në një fabrikë në Itali, humbin jetën tre persona

Një ngjasrje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali në Marcianise në provincën e Caserta ët Italisë, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në ambientet e një fabrike për përpunimin mbeturinave “Ecopartenope”. Mediat italiane raportojnë se kanë humbur jetën tre puntorë, mes tyre edhe pronari i kompanisë të cilët po punonin pranë një depoje kur ndodhi shpërthimi. Një person i katërt rezulton ende i zhdukur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur lehtë. Shpërthimi besohet se është shkaktuar nga vala e goditjes e krijuar nga një rezervuar me vaj të përdorur, që u hodh në erë duke shkaktuar një tronditje të fortë në zonë. Sipas dëshmive paraprake, punëtorët janë hedhur disa metra në ajër nga fuqia e shpërthimit....