Komisioni Evropian njofton paketën e re të sanksioneve kundër Moskës: Do të vijojmë të dobësojmë ekonominë ruse

Komisioni Evropian njofton paketën e re të sanksioneve kundër Moskës: Do të vijojmë të dobësojmë ekonominë ruse

Komisioni Evropian ka njoftuar paketën e 19-të të sanksioneve kundër Moskës, duke theksuar se Unioni do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe se Rusia agresore do të duhet të paguajë për atë që vazhdon të bëjë. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen njoftoi se sanksionet do të përqendrohen në tre sektorë të ndryshëm ekonomikë. Fillimisht, ajo theksoi se importi dhe blerja e  gazit natyror të lëngshëm rus  (LNG) nga të gjitha vendet anëtare tani është e ndaluar. Së dyti, Von der Leyen theksoi se sanksione të reja po vendosen ndaj 118 anijeve të tjera ruse të “flotës në hije” të Moskës, përmes së cilës Rusia vazhdon të eksportojë dhe shesë energji ruse në tregje të treta. Russia is showing the full extent of its contempt for diplomacy and international law....