Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama: Pasuritë e sekuestruara po administrohen më në fund me sens
Kryeministri vlerësoi sot progresin e bërë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke theksuar se Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka hyrë në një fazë funksionale pas shumë vitesh problematikash. “Administrimi i pasurive të sekuestruara më në fund ka filluar të bëjë sens. Merita është e ministrit që i dha vëmendjen e duhur kësaj njësie, por edhe e drejtoreshës që e vuri në vijë punën,” u shpreh Kryeministri. Ai kujtoi se për vite të tëra, njësia e administrimit të pasurive funksiononte në mënyrë të gabuar: “Ua merrnin kriminelëve me 1001 përpjekje dhe pastaj ua jepnin mbrapsht me çmime të arsyeshme. Policia e Shtetit mbetej pa infrastrukturën e duhur, ndërsa ata rimerrnin pallatet dhe vilat që mund të...