Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘E ka kthyer i madhi në target’/ Ahmetaj ‘plas bombën’: SPAK po fsheh të vërtetën e ‘Buka sh.a’, vetë prokurori u tërhoq nga akuza…
Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka demaskuar SPAK dhe prokurorin e çështjes, Elvin Gokaj, lidhur me hetimet e nisura ndaj ish zëvendëskryeministrit për dosjen ‘Buka sh.a’, për të cilën Prokuroria e Posaçme thotë se Ahmetaj, përfitoi nga privatizimi në kohën kur ishte ministër i Financave. Por ish-zyrati i lartë i qeverisë shqiptare përmes një memo sqaruese, shpjegon një të vërtetë tjetër që sipas, Ahmetajt, SPAK, po e fsheh, dhe kjo ka të bëjë me persona të tjerë të përfshirë në dosje, por që janë fshehur qëllimisht. Ahmetaj sqaron se në seancën paraprake që është mbajtur në GJKKO, ishte pikërisht prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, i cili tërheq akuzën e bërë nga vetë ai, me pretendimin se është dëmtuar shteti gjatë procedurave të privatizimit...