Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria e ‘pasur’ me naftë, por e varfër në prodhim! Në 8 muaj blemë më shumë mallra se sa shitëm
Eksporti i prodhimit shqiptar ka njohur një rritje të lehtë, në 8 muajt e parë të këtij viti. Bilanci pozitiv u ndikua kryesisht nga energjia, ndërsa ndërtimi dhe fasoneria vijojnë të jenë në krizë. ‘Nëntoka’ po mban në këmbë eksportet shqiptare. Eksporti i naftës bruto që po nxirret nga nëntoka në Patos-Marinzës, ka dhënë kontributin kryesor në ndalimin e rënies së eksporteve. Sipas Institutit të Statistikave, eksportet këtë 8-mujor u rritën me 3.5% krahasuar me vjet, pasi nga Shqipëria janë shitur mallra me vlerë 2 miliardë e 640 milionë euro, ku eksportet e grupit “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” u rritën me 10%. Në total eksportet e këtij grupi arritën 757 milionë euro nga 502 milionë euro vjet. Grupi i dytë me rritje është ai...