Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emmanuel Macron rikthehet në Shqipëri, viziton sërish Tiranën në mes të Majit
Një vit e gjysmë pasi shkeli për herë të parë tokën shqiptare, në të parën vizitë të një presidenti francez në vendin tonë, Emmanuel Macron rikthehet në Shqipëri. Vizita zyrtare e Macron do të jetë në mes të muajit maj, në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe Samiti i komunitetit Politik Evropian, e që do të zbresë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm të Evropës. Për Ministrin e Jashtëm Igli Hasanin kjo vizitë është dëshmi e forcimit të marrëdhënieve mes të vendeve, sidomos gjatë viteve të fundit. “Kjo vizitë parapri ndër të tjera edhe vizitën dypalëshe të Presidentit Macron në Shqipëri që do të zhvillohet në muajin maj’, tha Hasani. Duke folur në një komunikim me mediat, në prani të ministrit francez për Europën...