Meta mbetet në burg, avokati: Çështje politike

Meta mbetet në burg, avokati: Çështje politike

Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 16:56 Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani flet pas vendimit të Gjykatës së Posaçme që la në burg presidentin e Partisë së Lirisë, duke thënë se nuk priste një vendim të ndryshëm. ”Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm. Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka, nga sot ajo duhet të largohet sepse nuk e bën dot këtë çështje është çështje politike. Kërkesa e saj është refuzuar nga gjyqtari Bani, por ajo duhet të jepte vendimin që Meta të lirohej. Ne do të vijojmë betejën. Do të shterojmë të gjitha hallkat e gjyqësorit”, tha ai.