Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Do vrasim liderin e Houthëve dhe flamuri ynë do valëvitet mbi Sana’a

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Do vrasim liderin e Houthëve dhe flamuri ynë do valëvitet mbi Sana’a

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka kërcënuar se do të vrasë liderin e Houthi-ve, pas sulmeve të djeshme me raketa dhe dronë. “Abdul-Malik al-Houthi, momenti yt do të vijë. Do të dërgohesh të takosh qeverinë tënde në seancë plenare dhe të gjithë anëtarët e eliminuar të boshtit të së keqes që të presin në thellësitë e ferrit”, shkroi Katz në rrjetin social X. “Flamuri i Houthi-ve me mbishkrimin ‘Vdekje për Izraelin, mallkim mbi hebrenjtë’ do të zëvendësohet nga flamuri blu e bardhë izraelit që do të valëvitet mbi kryeqytetin e Jemenit të bashkuar”, shtoi ai. Sjellim ndërmend se më 28 gusht, një sulm izraelit në Jemen vrau kryeministrin e qeverisë Houthi dhe të paktën 11 ministra të tjerë. Një ditë më parë, një dron...